by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ngriti alarmin për gjendjen e rëndë të sektorit energjetik në vend, duke e cilësuar si një humbje të madhe strategjike për Kosovën dhe një pasqyrë të mjerimit të politikës ekonomike.
Gërxhaliu tha se Kosova ka humbur moti betejën për energjinë elektrike si pasojë e mungesës së investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe varësisë nga tregjet e jashtme.
“Beteja për energji elektrike në Kosovë është humbur moti përballë fuqive që dominojnë në tregun rajonal dhe evropian. Vetë fakti që kjo fuqi e dominimit në tregtinë e energjisë elektrike ka pasur ndikim që në Kosovë të mos ketë investime në kapacitete prodhuese të energjisë elektrike është e para. Në aspektin psikologjik është vërtet shqetësuese që Kosova edhe sot i ka kapacitetet e ndërtuara për prodhim të energjisë elektrike nga Jugosllavia e Titos nga vitet ‘60-‘70 dhe 26 vjet pas çlirimit nuk kemi arritur të investojmë në kapacitete të reja prodhuese”, tha ai.
Sipas Gërxhaliut, Kosova është ndër vendet më të pasura në Evropë për rezervat e thëngjillit, por çuditërisht importon energji, derisa kapacitetet ekzistuese janë të vjetruara dhe jofunksionale për kërkesat moderne.
“Kosova është shteti i dytë më i pasur me rezerva të thëngjillit në Evropë, i katërti në botë dhe jemi ata që varemi edhe më tutje nga importi i energjisë elektrike. Kjo me të vërtetë po i bën prodhimet dhe shërbimet ‘Made in Kosova’ jo konkurruese dhe nuk duhet habitur që avazi i tkurrjes së eksporteve ka filluar dhe do të vazhdojë”, tha ai.
Ai kritikon politikat e gabuara dhe mungesën e vizionit për orientimin drejt prodhimit vendor si faktorë që po dëmtojnë ekonominë e vendit.
“Kur nuk je i orientuar në prodhimin vendor dhe varesh nga tregu i jashtëm apo nga bursa ndërkombëtare nuk ke fuqi që të kontrollosh dhe të monitorosh çmimin. Ne tani jemi në një fazë kur edhe gjatë muajve të verës importojmë energji, me vlerë deri në 600 mijë euro në ditë dhe rreth 50 mijë euro paguhen vetëm për transport”, shtoi Gërxhaliu.
Duke përmendur rregulloren e re të BE-së për taksën e karbonit që pritet të hyjë në fuqi në janar, ai paralajmëron se çmimet e energjisë do të rriten edhe më tej.
Gërxhaliu thotë se mungesa e transparencës dhe orientimi drejt importit e kanë shndërruar Kosovën në një konsumator të varur e të pafuqishëm dhe nëse nuk ndryshohet kursi energjetik, pasojat do të jenë afatgjata dhe të dëmshme për të gjitha shtresat e shoqërisë.
“Nga janari do të jemi pjesë e miratimit të një rregullore të BE-së për taksën e karbonit. E tëra kjo, dashur e pa dashur, do të ndikojë në ngritjen e çmimit. Prandaj besoj që duhet të avancohet dialogu, të mendohet për investim në kapacitete të reja prodhuese, të eliminohet burokracia dhe sektori i energjetikës të depolitizohet. Sepse, sot është në duar shumë më tepër të politikës dhe të tregtarëve sesa të interesit të shtetit, qytetarëve dhe biznesit”, tha për EO, Gërxhaliu.
Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet dhjetë deri në shtatëmbëdhjetë gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet njëzetetetë deri në tridhjeteshtatë gradë Celsius. Apelohet për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të
PSG mposhti Inter Miamin me rezultat të thellë prej 4-0, dhe u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Pas ndeshjes, sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, realizoi një foto me ish-bashkëlojtarin e tij, yllin argjetninas Leo Messi, ku ia mori fanellën sulmuesit argjentinas. Përveç bluzës, Dembele ia mori Messit edhe takat
Një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, me autoritetet në shumë vende që lëshojnë paralajmërime shëndetësore mes temperaturave përvëluese.Spanja Jugore është rajoni më i prekur, me temperatura në mesin e 40-tave Celsius të regjistruara në Sevila dhe zonat fqinje, transmeton KFVA. Një rekord i ri nxehtësie për
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një interviste për Fox News këtë pasdite. Në një diskutim tipik të gjerë, presidenti amerikan preku situatën në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.Duke folur me Maria Bartiromo, ai tha se programi bërthamor i Iranit është “zhdukur siç askush nuk e ka parë kurrë më parë” pasi aeroplanët