by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë e paralajmëroi Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA.
Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obamës tha se çfarë mund të ndodhë në Ballkan por edhe arenën globale.
“Në mandatin e parë bëri progres në lidhjet e Kosovës e Serbisë dhe njohjet e Izraelit. Europa duhet të mendojë që të drejtojë këtë proces. Për sigurinë e vet dhe SHBA të jetë më e lirë për të qëndruar në indiano-paqësor. Në 6-8 muajt e ardhshëm do të shihni ulje të pranisë ushtarake në Europë. Mendoj se do të shihni edhe një riangazhim të Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi dhe Trump që të sjellë liderët e dy vendeve në Zyrën Ovale, Trump e sheh veten e tij si paqebërës”, tha ai.
Kupchan u shpreh besimplotë për arritjen e kompromisit të vështirë e të dhimbshëm, siç e cilësoi – të paqes mes dy vendeve.
“Ne kemi ende në tavolinë një perspektivë që ofron dritë në fund të tunelit dhe është marrëveshja që negociatorët e BE dhe palët ranë dakord megjithëse nuk e nënshkruan. Por deri tani ne jemi në një pozitë të vështirë se pa qëndrueshmëri politike në Beograd dhe të njëjtën në Prishtinë. Mendoj që do arrijë një ditë dhe jo shumë larg në kohë që të dy vendet të bëjnë kompromisin e vështirë e të dhimbshëm për të arritur paqen. Kurti ka bërë disa gabime gjatë mandatit të tij, që ka ndërmarrë veprime megjithëse kanë konsistente me të drejtën e Kosovës për sovranitet, ishin provokative dhe bënë hapa pas në dialog. Por nuk është përgjegjësia e Kosovës se pala që ka tërhequr këmbën zvarrë është Serbia, por duhet që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromisin e vështirë”, tha ai.
Kupchan u shpreh optimist për integrimin e Ballkanit në NATO dhe BE dhe nuk shikon rikthimin e konflikteve në shkallë të gjerë.
“Ne kemi ende shumë punë për të bërë në Ballkan. Prishtina ka pësuar zhvillim të madh, por marrëdhëniet me Serbinë ngelen të dobëta. Në Bosnjë Hercegovinë qeveria ngelet e ndarë në vija etnike, Republika Srpska mbetet aktor i vështirë, Rusia e përdor këtë hapësirë në Serbi për të përfituar avantazh nga këto boshllëqe në rajon. Nuk pres rikthim të një konflikti të një shkalle të gjerë, por është shumë e rëndësishme për SHBA e BE që të drejtojnë e përdorin diplomacinë për të shtyrë Prishtinën e Beogradin që të ecin përpara. Ka ende shumë punë për të bërë por jam optimist për rezultatin final. Parashikoj integrimin e plotë të Ballkanit në BE e NATO”.
Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur gazeta gjermane Frankfurter Rundschau. Artikulli i shkruar Thomas Roser, theksnon se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti. Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe
Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë, më shumë se 35 projektligje do të duhej të procedoheshin për shqyrtim e miratim në Kuvend para 30 qershorit. Por, me situatën aktuale në Kuvend, nuk dihet fati i tyre. Derisa bllokada vijon edhe në muajin e shtatë të 2025-tës, organizata që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë
Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale do të sillen nga 14-17°C, ndërkaq temperaturat maksimale 28-32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–8 m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj