Kryetari i Zubin Potokut: Nëse lejohej qarkullimi në urën ekzistuese, s’do të duheshin ura të reja

 

 

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur lidhur me planet e Qeverisë në detyrë për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke thënë se ky hap vjen si pasojë e ndalimit të paarsyeshëm të qarkullimit në urën ekzistuese.

Ai shtoi se në këtë çështje janë të implikuar edhe faktorët ndërkombëtarë.

“Ndalimi i qarkullimit në urën ekzistuese ka qenë i papranueshëm sepse nuk paraqet rrezik por kjo paraqet përçarje. Në këtë temë janë të implikuar edhe ndërkombëtarët, nuk duhet njëherë por po të kishte qarkullim në urët kryesore s’ka pas nevojë për ura tjera”, potencoi Zeqiri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…