Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë

 

 

Ushtria izraelite u ka urdhëruar palestinezëve të evakuojnë zonat në Gazën veriore përpara intensifikimit të luftimeve kundër Hamasit, ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës mes përpjekjeve të rinovuara për të ndërmjetësuar një armëpushim.

“Bëni një marrëveshje në Gaza, ktheni pengjet”, tha Trump.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje njerëzve në pjesët veriore të enklavës të drejtohen në jug, drejt zonës Al-Mawasi të Khan Younis që Izraeli e ka përcaktuar si një zonë humanitare.

Por, zyrtarët palestinezë dhe të OKB-së thonë se askund në Gaza nuk është i sigurt.

Mjekët dhe banorët thanë se bombardimet e ushtrisë izraelite u përshkallëzuan në orët e para të mëngjesit në Jabalia, duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Në Khan Younis në jug, pesë persona u vranë në një sulm ajror në një kamp tendash pranë Mawasit.

Ndryshe, përshkallëzimi vjen ndërsa ndërmjetësuesit arabë Egjipti dhe Katari, të mbështetur nga SHBA, fillojnë një përpjekje të re për armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit 20-mujor dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite dhe të huaja që mbahen ende nga Hamasi.

Interesi për zgjidhjen e konfliktit në Gaza u rrit pas bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit të objekteve bërthamore të Iranit.

Këtu janë disa nga imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…