by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det.
IKShPK thotë se pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, dhe pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar, thuhet në njoftimin e IKShPK-së, dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:
-Përdorni krem mbrojtës nga dielli!- Mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit;
-Pini sa më shumë ujë!- Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës;
-Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet;
-Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje;
-Kontrolloni kushtet e detit!- Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit, dhe
-Mos harroni kapelën tuaj!- Mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.
Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të tetorit 2025. Në moshën 92-vjeçare dhe pas 43 vitesh në pushtet, Biya synon të zgjasë më tej sundimin e tij në vendin e Afrikës Qendrore. “Jini të sigurt se
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të Francës. Në urimin e saj, Osmani tha se Kosova feston miqësinë e palëkundur që na lidh me Francën dhe pret me padurim një partneritet të fortë të bazuar në besim dhe
Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë. Në njoftim thuhet se vizita e Hanrahan ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset. “Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar.
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj e ka pirë kafen e mëngjesit me ish-deputetin e NISMA’s së Fatmir Limajt, Enver Hoti. Lekaj e ka publikuar në Facebook një fotografi duke pirë kafe me Hotin dhe duke i shtrënguar duart. “Kafe e mëngjesit me mikun tim Enver Hotin.”, ka shkruar Lekaj.