Grossi: Irani mund të prodhojë një bombë brenda disa muajsh

 

 

Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit – për një bombë të mundshme – brenda “pak muajsh”, tha kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se sulmet amerikane në tre vende iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por “jo totale”, duke kundërshtuar pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka asgjë atje”, tha Grossi të shtunën.

Izraeli sulmoi vendet bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore. SHBA më vonë iu bashkua sulmeve, duke hedhur bomba në tre objektet bërthamore të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan..

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…