Avokati Bajraktari: Seanca Konstituive nuk parasheh formim të komisionit për votim të fshehtë

 

 

Avokati Ardian Bajraktari, ka shpjeguar një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpjegon se si seanca konstituive nuk është sikurse seancat plenare, por institut krejt në vete e rregulluar edhe me kushtetutë e me rregullore të Kuvendit, përcjell KFVA.

Sipas Aktgjykimit në këtë seancë nuk parashihet, formim i komisionit për votim të fshehtë.

Postimi i plotë:

Seanca konstituive është e rregulluar në mënyrë të veçantë, me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, dhe si e tillë ka karakter solemn, dhe ndjek një rend dite që nuk i nënshtrohet procedurave të zakonshme parlamentare (pika 157 e Aktgjykimit).

Ndërsa Rregullorja e Punës së Kuvendit, neni 8, paragrafi 4, përcakton se Rendi i ditës së mbledhjes konstituive të legjislaturës përmban:

4.1. Formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve;

4.2. Betimin e deputetëve;

4.3. Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe

4.4. Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pra, është e qartë, ku ka komision e thekson “Formimi i Komisionit..”, ndërsa tek pjesa e zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve, nuk thekson këtë gjë, por vetëm zgjedhjen.

Po ashtu, edhe praktika si dhe faktin që nuk është vendosur një formë e tillë me datë 8 prill, kur është përgatitë Rendi i ditës, sipas nenit 8, paragrafi 2, të Rregullores, është keq lexim dhe keq kuptim (tashmë i qartë) i faktit se seanca konstituive dhe rendi i ditës së kësaj seance dallon nga seancat e zakonshme.

Gërma juridike kërkon lexim dhe interpretim të saktë, përtej dëshirave e keqintepretimeve të qëllimshme!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…