by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Senati i dominuar nga Republikanët ka refuzuar të premten që të miratojë propozimin e nisur nga Demokratët për ta bllokuar presidentin amerikan, Donald Trump, nga përdorimi i forcës së mëtejme ushtarake kundër Iranit, disa orë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se po e konsideron që ta bombardojë përsëri Republikën Islamike.
53 senatorë votuan kundër rezolutës, ndërsa 47 votuan pro saj, për kufizimin e kompetencave të luftës, e cila do ta detyronte Trumpin që të kërkonte miratimin e Kongresit për të vazhduar sulmet kundër Iranit.
Votat ishin kryesisht në vijë me qëndrimet partiake, me përjashtim të senatorit demokrat nga Pensilvania, John Fetterman, që kishte votuar kundër dhe të senatorit republikan nga Kentucky, Rand Paul, që kishte votuar pro.
Senatori Tim Kaine, nismëtari i kësaj rezolute, ka tentuar që për disa vite me radhë ta zgjerojë autoritetin e Kongresit në çështjet e lidhura me shpalljen e luftës.
Kaine ka thënë se përpjekjet e tij të fundit nënvizojnë se Kushtetuta amerikane i jep të drejtë Kongresit, e jo presidentit, që të shpallë luftë dhe kërkon që çdo armiqësi me Iranin të autorizohet në mënyrë të qartë me anë të një deklarate lufte ose me autorizim specifik për përdorimin e forcës ushtarake.
“Nëse mendoni se presidenti duhet të vijë në Kongres, pavarësisht nëse jeni pro apo kundër një lufte me Iranin, do të mbështesni Rezolutën e Përbashkët 59 të Senatit, do të mbështesni Kushtetutën që i ka rezistuar kohës”, ka thënë Kaine në një fjalim para fillimit të procesit të votimit.
Ligjvënësit kanë kërkuar më shumë informacion në lidhje me sulmet e fundjavës së SHBA-së ndaj Iranit dhe gjendjen e rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Republikës Islamike.
Të premten, Trumpi kishte kritikuar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke hequr dorë njëkohësisht nga planet për të zbutur sanksionet ndaj Iranit, si dhe bëri të ditur se do ta konsideronte përsëri bombardimin e tij, në rast se Teherani vazhdon të pasurojë uraniumin në nivele shqetësuese.
Komentet e presidentit amerikan janë si kundërpërgjigje e prononcimit të parë të Khameneit që prej përfundimit të konfliktit 12-ditor me Izraelin.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup, raporton KFVA. Kufiri ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha. Më herët ishte kumtuar se Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që
Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, supendimin e të cilëve e kërkoi Inspektorati Policor i Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, raporton KFVA. Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami”
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu – i cili vdiq pas arrestimit në Lipjan, është deklaruar për rastin tragjik të vëllait të tij tashmë të ndjerë. Ai tha se vëllai i tij kishte shenja dhune në fytyrë e në trup, pasi familja ishte thirrur që ta shihte 27-vjeçarin në emergjencë. “Lajmin e
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Brazilin për “gjueti shtrigash” kundër aleatit të tij të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, duke u kërkuar autoriteteve braziliane që të mos e shqetësojnë Bolsonaron. “E kam shikuar, ashtu sikurse bota, që nuk kanë bërë asgjë përveçse e kanë përndjekur, ditë pas dite, natë pas nate,