• Sat. Oct 11th, 2025

Punonin pa licencë – Inspektorati mbyll 8 institucione shëndetësore private në Kosovë

Bykfvanews

Jun 28, 2025

 

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë mbyllur tetë institucione shëndetësore private që operonin pa licencë.

Ai falënderoi Inspektoratin Shëndetësor për punën e tij në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Në një postim në Facebook, Vitia bëri apel që të gjitha institucionet shëndetësore të respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi, duke theksuar se “shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme.”

Megjithatë, ministri nuk dha detaje specifike për institucionet e mbyllura apo për arsyet e sakta të ndërprerjes së punës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *