by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas freskimit të shkurtër të motit dhe stuhive të izoluara tani kemi stabilizim të motit dhe rikthimin gradual të vapes verore. Në shumë pjesë të Shqipërisë vala e nxehtësisë nuk është ndërprerë fare dhe vazhdon tutje.
Nesër në Kosovë na pret mot me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Do të fryjnë erëra nganjëherë paksa të freskëta nga veriu, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje nga 27 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në viset kontinentale do të jetë pak më freskët për shkak të erërave nga veriu e verilindja sidomos në viset kodrinore-malore. Vapë në perëndim dhe qendër të Shqipërisë.
Nga e hëna nxehtë e më nxehtë. Vala e re nxehtësisë fillon menjëherë të dielën dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë javës së re. Në fillim të javës së re nuk pritet ndoshta nxehtësi ekstreme, por ajo do të vjen duke u fuqizuar gradualisht nga dita në ditë.
Evoluimi i mëtutjeshëm i gjendjes sinoptike do të mund të sjellë ndryshime dhe për këtë informacione tjera gjatë ditës së nesërme ose në mbrëmje./KFVA/
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, bashkë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë përuruar tunelin në lagjen Dardania të Prishtinës. Rama ka thënë se rindërtimi i asaj pjese është transformimi i pjesës më ikonike të kryeqytetit. Ai ka treguar se është rregulluar dhe pjesa e ventilimit.
John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët. Bolton i tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë
Qeveria e Gjermanisë dëshiron të përshpejtojë blerjen e armëve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për të siguruar që vendi të jetë në gjendje t’i kundërvihet çdo kërcënimi nga Rusia. Sipas mediave të huaja, përcjell KFVA, qëllimi kryesor i një projektligji të parë nga DPA, është të sigurojë “përshpejtimin dhe thjeshtimin e të gjitha
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr në një ndërtesë të Ulqinit. Sipas mediave lokale, L.H. (38) nga Kosova u arrestua me dyshimin se shkaktoi zjarr në një ndërtesë në atë qytet, duke hedhur një cigare që shkaktoi zjarrin pak para se të hynte në brendësi, njoftoi Drejtoria