by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë dhe mbetet fuqimisht i përkushtuar për të mbështetur çdo përpjekje që forcon institucionet demokratike të vendit dhe pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës — veçanërisht partneritetin e saj të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë të publikuar, Këshilli shpreh shqetësimin e thellë për bllokimin politik të vazhdueshëm dhe dështimin për konstituimin e Kuvendit sipas vullnetit të qytetarëve.
“Kjo paralizë institucionale është e pajustifikueshme. Ajo minon besimin publik, dobëson shtetin dhe e lë Kosovën të ekspozuar në një ambient global gjithnjë e më të paqëndrueshëm”, thuhet në deklaratë.
Këshilli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vlerëson vullnetin e aktorëve politikë për ta pranuar atë si rrugëdalje legjitime.
“Kosova ka një traditë krenare të respektimit të shtetit ligjor dhe autoritetit kushtetues — ky moment kërkon të njëjtën përkushtim”.
Me këtë rast, Këshilli i bën thirrje të gjitha partitë parlamentare që të shkojnë në seancën e radhës me ndjenjën e urgjencës dhe unitetit, dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa. “Vendi duhet të ecë përpara”, është mesazhi i prerë.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është thelbësore — por ajo kërkon qeverisje efektive dhe koordinim të vazhdueshëm. Institucionet e Kosovës duhet të tregojnë pjekuri dhe qartësi në këtë moment vendimtar”, vijon më tej reagimi.
Në fund, Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane rikonfirmon përkushtimin e tij për të shërbyer si një urë lidhëse mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe për të amplifikuar zërin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit janë prekur nga një virus gastrointestinal ende i paidentifikuar. Komania që menaxhon udhëtimin ka deklaruar se janë marrë masa të rrepta higjienike për
Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura marokene për sovranitet mbi Ceutën, Melillën dhe territoret spanjollë në Afrikën e Veriut. Në qendër të kësaj krize ndodhet përsëri ishulli i pabanuar Perejil, përballë bregut të Tangerit, me rëndësi
Një bërthamë akulli që besohet të jetë më e vjetra në planet, mbi 1.5 milionë vjeçare, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të shkrihet për të zbuluar sekrete të çmuara mbi të kaluarën klimatike të Tokës. Cilindri prej akulli u shpua nga thellësia e sipërfaqes akullnajore të Antarktidës dhe është një
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që lidhen me rastin e abuzuesit seksual tashmë të ndjerë. Rëndësia e këtyre dokumenteve është e paqartë. Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Për shkak të vëmendjes së