by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend.
Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi nuk do të lejohet të hyjë në territorin iranian dhe gjithashtu agjencisë nuk do t’i lejohet që të instalojë kamera mbikëqyrëse në objektet bërthamore.
Ky vendin i Iranit vjen pasi tensionet mes vendit të Lindjes së Mesme dhe agjencisë së Kombeve të Bashkuara janë rritur në lidhje me monitorimin dhe transparencën e programit bërthamor të Teheranit.
Më herët parlamenti i Iranit kishte vendosur të pezullonte bashkëpunimin me agjencinë ndërkombëtare të energjisë atomike. Ndërkohë Grossi, ka kërkuar disa herë akses në objektet bërthamore të Iranit, pasi Shtetet e Bashkuara sulmuan Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Ai ka deklaruar se tashmë këto objekte janë shkatërruar dhe centrifugat që pasuronin uranium, nuk janë më funksionale. Irani nuk e ka pranuar publikisht se objektet e veta bërthamore janw shkatërruar dhe ka thënë se e ka lëvizur uraniumin e pasuruar.
Agjencia e OKB tha pas sulmeve amerikane se uraniumi i pasuruar i Iranit ishte ne nivel 60%, ende larg 90% qe duhet për të ndërtuar bombën bërthamore.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke rritur presionin ndaj dy aleatëve amerikanë dhe dhjetëra ekonomive tjera për të arritur marrëveshje tregtare me Washingtonin. Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit,
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë folur për kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ai tha në “Rubikon” se Kurti e ka “llugë” në VV, duke komentuar deklaratën e tij se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”. Lladrovci tha se sa herë ia përmend emrin Kurti për të mirë ia humb 1 mijë vota në
Kryetari aktual i Drenasit Ramiz Lladrovcin ka folur për çështjen e kandidaturave për zgjedhjet e 12 tetorit, ku situata në Partinë Demokratike ka nisur të bëhet interesante. Në këtë parti, ambicie ka shprehur edhe Petrit Hajdari, por tani mbetet të konfirmuar se kush përfundimisht do t’ia mësyjë garës për të parin e Drenasit.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e fundit tha se “Lladrovci duhet të shkojë te psikiatri”. Ai në “Rubikon”, ka thënë se për “Lushtakun ai nuk është normal sepse nuk vjen t’i meshojë derës me këmbë e të bëjë çfarë të dojë”. Lladorvci tha se ai vetëm