by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Nga ora 16:00 pritet që të mbahet takimi i përbashkët mes partive politike, i thirrur nga kryeministri në largim, Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka obliguar subjektet politike që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pas 30 ditëve.
Kurti në një shkrim në rrjetin social Facebook konfirmoi se u është drejtuar partive politike.
“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit” – tha ai.
Nuk dihet se cilat do të jenë kërkesat apo qëndrimet e këtij të fundit, megjithatë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tashmë partitë politike.
E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se çështja është vetëm tek zbatimi, pasi që në këtë marrëveshje ka shumë ide të mira. Pis ka theksuar se në këtë marrëveshje bëhet fjalë
Për vendimin e Gjykatës Supreme dhe kritikat e zyrtarëve qeveritarë për të, ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini, Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme. Hasani ka thënë se duke përfshirë palët, edhe personin fizik edhe personin juridik, kanë të drejtë që të parashtrojnë kërkesa individuale në Gjykatën
Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit janë prekur nga një virus gastrointestinal ende i paidentifikuar. Komania që menaxhon udhëtimin ka deklaruar se janë marrë masa të rrepta higjienike për
Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura marokene për sovranitet mbi Ceutën, Melillën dhe territoret spanjollë në Afrikën e Veriut. Në qendër të kësaj krize ndodhet përsëri ishulli i pabanuar Perejil, përballë bregut të Tangerit, me rëndësi