Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.

Bolton i tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrosh nga jasht. Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të pasur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë”.

“Por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë për shembull në rastin e Maqedonisë, duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë për A2CNN. 

Related Posts

  •     Pas freskimit të shkurtër të motit dhe stuhive të izoluara tani kemi stabilizim të motit dhe rikthimin gradual të vapes verore. Në shumë pjesë të Shqipërisë vala e nxehtësisë nuk është ndërprerë fare dhe vazhdon tutje. Nesër në Kosovë na pret mot me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Do të

  •     Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, bashkë me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë përuruar tunelin në lagjen Dardania të Prishtinës. Rama ka thënë se rindërtimi i asaj pjese është transformimi i pjesës më ikonike të kryeqytetit. Ai ka treguar se është rregulluar dhe pjesa e ventilimit.  

  •     Qeveria e Gjermanisë dëshiron të përshpejtojë blerjen e armëve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për të siguruar që vendi të jetë në gjendje t’i kundërvihet çdo kërcënimi nga Rusia. Sipas mediave të huaja, përcjell KFVA, qëllimi kryesor i një projektligji të parë nga DPA, është të sigurojë “përshpejtimin dhe thjeshtimin e të gjitha

  •     Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr në një ndërtesë të Ulqinit. Sipas mediave lokale, L.H. (38) nga Kosova u arrestua me dyshimin se shkaktoi zjarr në një ndërtesë në atë qytet, duke hedhur një cigare që shkaktoi zjarrin pak para se të hynte në brendësi, njoftoi Drejtoria