by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr në një ndërtesë të Ulqinit.
Sipas mediave lokale, L.H. (38) nga Kosova u arrestua me dyshimin se shkaktoi zjarr në një ndërtesë në atë qytet, duke hedhur një cigare që shkaktoi zjarrin pak para se të hynte në brendësi, njoftoi Drejtoria e Policisë.
“Pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë në Ulqin, në Fushën e Ulqinit, në prani të një eksperti mjeko-ligjor nga fusha e zjarreve, shpërthimeve dhe parandalimit të aksidenteve, u krye një hetim në vendngjarje. Me atë rast, u dyshua se shkaku i zjarrit ishte faktori njerëzor. Duke ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre, oficerët e Administratës së Policisë dyshuan se L.H. (38) nga Kosova shkaktoi zjarrin në këtë qendër shitjesh duke hedhur një cigare pak para se të hynte në brendësi, si pasojë e veprimeve të të cilit ndodhi zjarri”, citohet të ketë thënë policia, përcjell Telegrafi.
“Theksojmë se me shkaktimin e këtij zjarri, një subjekti afarist (qendër shitjesh) i është shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth dy milionë eurosh, ndërsa dëme materiale i janë shkaktuar edhe një personi fizik sepse ka pasur dëme të pjesshme në shtëpinë e tij familjare, në vlerë prej rreth 20.000 eurosh, si dhe dëme materiale në një automjet special – një pompë betoni të një subjekti afarist, në vlerë prej rreth 200.000 eurosh”, thuhej në deklaratë.
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe periudhës së thatë që preku rajonin, policia u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes maksimal me qëllim parandalimin e shpërthimit të zjarreve në hapësira të hapura.
Deptueti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se tashmë është konfirmuar që deputetët e “opozitë”, po shkelin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas dështimit të radhës të seancës, Murati ne ëmër të LVV ka folur se deputetët me aktgjykim janë të obliguar të marrin pjesë në votim. Ai ka insistuar se votimi i
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se për kryetari e VV-së, Albin Kurtin, dhe deputetët e partisë së tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë vlerë. “Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas dështimit të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj tha se situata është e vështirë, dhe se Kurti me kolegët e tij kanë ndarë mendjen për vështirësimin e jetës në Kosovë. “Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se kryesuesi i seancës Avni Dehari po e shkel Kushtetutën. Dehari tha se nuk ka debat, por vetëm propozim për emrin e anëtarit të komisionit. “Sot me vetëdije të plotë, kryesuesi po abuzon dhe po e shkelin Kushtetutën. Kjo sjellje është e