by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e ftuar nga kreu i VV-së, Albin Kurti, morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik.
Ai tha se në takim morën pjesë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, droja e tyre u vërtetua në këtë takim.
“Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij”.
“Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku tregoi se kushtëzimet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare të kuvendit.
“Dhe më pas një ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetar të kuvendit me nënkryetarë të kuvendit. Moslëvizja nga këto pozicione, e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike”.
“Mos harroni që tani e kemi një aktgjykim të Kushtetueses dhe mosrespektimi i saj, për LDK-në është hap i parë në përmbysjen e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku
I dyshuari për spiunazh është paraqitur të premten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku pritet që Gjykata të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten është zhvilluar një aksion i koordinuar me Inspektoratin Policor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga buxheti i saj ka shpenzuar gjithsej 263,753.56 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230,211.63 euro.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportimeve lidhur me shpenzimet e Kurtit në Greqi. Manxhuka ka thënë se shpenzimet i mbulon simpoziumi organizator. Postimi: Shumë e kalkulimi u bë për dy ditë me radhë. Kaq po kushton nata e kaq dita, kaq po dëmtohet buxheti i shtetit e kaq po shpenzon
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka udhëzuar diplomatët amerikanë në mbarë botën që të mos komentojnë mbi drejtësinë ose integritetin e zgjedhjeve të zhvilluara nga vendet e huaja. Kjo qasje është një largim i rëndësishëm nga qasja tradicionale e Uashingtonit për promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme jashtë vendit,