by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, thanë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese, derisa Ambasada e Gjermanisë e konsideron si vendim të ‘qartë për të vepruar’, raporton Periskopi.
Nga Ambasada amerikane theksuan se tashmë është përgjegjësi e liderëve të partive politike për të finalizuar konstituimin e Kuvendit dhe për të formuar një Qeveri të re stabile në pajtim me Kushtetutën.
“Është përgjegjsi e liderëve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë një qeveri stabile në përputhje me Kushtetuën”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Ky zëdhënës ka shtuar se SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.
Në anën tjetër, Gjermania u shpreh se ju takon partive politke që të kenë unitet dhe të gjejnë kompromis për të zgjidhur bllokimin e Kuvendit.
‘’Vendimi nënvizon rëndësinë e respektimit të procedurave kushtetuese dhe përgjegjësive parlamentare, veçanërisht në një kohë kur funksionaliteti institucional është parësor.
Tani u takon anëtarëve të zgjedhur të Parlamentit të ngrihen në lartësinë e situatës dhe të bashkohen në një frymë përgjegjësie dhe kompromisi për të zgjidhur bllokimin aktual’’.
’Ne nënvizojmë nevojën që të gjitha palët të demonstrojnë vullnetin politik të nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese dhe për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike’’, thuhet në përgjigje.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pak para nisjes së seancës, shkroi në rrjetin social, Facebook, duke bërë thirrje të hapur për të gjithë krerët e partive politke, për një takim të mundshëm, të shtunën e 28 qershorit.
Këtë thirrje, Ambasada Gjermane e sheh si shenjë pozitive, derisa thonë se presin të ketë dialog konstruktiv.
‘’Ne mirëpresim iniciativën e Kryeministrit në detyrë për të thirrur një takim të të gjithë udhëheqësve të partive. Dialogu konstruktiv dhe angazhimi politik gjithëpërfshirës janë çelësi për të identifikuar një rrugë të qëndrueshme përpara që i shërben interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Siç e ka përsëritur disa herë Ambasadori Gjerman: “Vendi i pari, politika partiake e dyta.”, përfundon përgjigja e ambasadës.
Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 38 vazhdime të saj.
Partia e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i siguroj votat e mjaftueshme për ta zgjedhur kryekuvendare, kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu.
Derisa Kurti, sot bëri ftesë publike për partitë politike, PDK, LDK, AAK dhe NISMA i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Ndërsa, seanca konstituive e radhës pritet të mbahet më 29 qershor, në ora 11:00.
Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario
Koreja e Veriut ka njoftuar se resorti i saj i ri bregdetar në qytetin Wonsan nuk do të lejojë përkohësisht turistë të huaj, ndonëse ai ishte promovuar gjerësisht si një destinacion ndërkombëtar. Zona Turistike Bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për
Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit. Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit. Sensacioni 18-vjeçar