Vendimi i Kushtetueses/ Aktivizohet Kurti, fton në takim të gjitha partitë politike: Konstituimi i Kuvnedit është obligim i të gjithëve

 

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe deputeti Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur në takim krerët e partive politike për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, raporton KFVA.

Kurti, përmes një statusi të publikuar një orë para mbajtjes së seancës së 38-të me radhë, tha se ‘konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”.

Postimi i plotë: 

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…