by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.
Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan.
“U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, shtoi ai.
Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.
“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.
Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.
Marrëveshja ndër të tjera përfshinte njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ndalimin nga Serbia të fushatës së saj për çnjohjen e Kosovës dhe të përmbahej nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur
Presidenti amerikan Donald Trump në një deklarim për gazetarë nga Zyra Ovale ka parashikuar se do të ketë një armëpushim në Gaza diku “brenda javës së ardhshme”. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump e quajti situatën në Gaza një “situatë të tmerrshme”, por shprehu optimizëm se së shpejti mund
Një tërmet tjetër ka shkundur Tiranën mbrëmjen e 27 qershorit. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 3.1 Rihter, teksa epiqendra ka qenë në afërsi të Fushë-Krujës. Kjo është e disata goditje e ndjeshme në ditët e fundit, ku kryesisht zona e Tiranës dhe rrethinat kanë ndjerë lëkundje të konsiderueshme, mbi të gjitha në
Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Evropën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë që pritet të arrijnë 47 gradë Celsius këtë fundjavë. Autoritetet në Greqi evakuuan shtëpitë dhe dërguan avionë me bomba uji, ndërsa 130 zjarrfikës luftuan me zjarret që shpërthyen në
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një qytetareje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht “ Diplomatic Security Service (DSS)”, institucion në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës me