by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ndërsa Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij kryesorë po shqyrtonin një operacion ushtarak kundër Iranit në fillim të qershorit, zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio donin të siguroheshin që trupat amerikane nuk do të përfundonin të përfshira për një kohë të pacaktuar në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.
Në skenë sapo kishte dalë Gjenerali, Dan Caine, kryetari i sapo konfirmuar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, ndau shqetësimin e të tjerëve në dhomë për vënien në rrezik të amerikanëve. Ai nxori një hartë në Dhomën e Situatave dhe shpjegoi se si, nëse urdhërohet të godasë objektet bërthamore të Iranit, Pentagoni mund t’i mbrojë pilotët e përfshirë në mision dhe trupat amerikane në Lindjen e Mesme nga çdo hakmarrje iraniane. Besimi i Caine gjeti jehonë tek Trump. Kur sulmi i 21 qershorit u zhvillua kryesisht në përputhje me opsionet që përshkroi Caine, kjo e zmadhoi ndikimin e tij te një president, këshilltarët ushtarakë të të cilit të zgjedhur me kujdes më parë shpesh kishin rezultuar pengesë për qëllimet e tij. Në më pak se një javë pas operacionit, Caine i është drejtuar dy herë publikut dhe ka marrë lëvdata të shumta nga presidenti.
“Duhet të them, Gjenerali ‘Razin’ Caine ishte i pabesueshëm”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, duke përdorur nofkën e Caine në Forcat Ajrore dhe duke përshkruar rolin e tij në operacionin në Iran.
Gjatë periudhës së tij të shkurtër në detyrën e re, Caine është shfaqur si një nga këshilltarët më të ngushtë të Trump. Në javën para dhe menjëherë pas sulmit , gjenerali ishte në Shtëpinë e Bardhë pothuajse çdo ditë. Gjatë operacionit të së shtunës në mbrëmje në Dhomën e Situatave, Trump iu drejtua vazhdimisht Caine për përgjigje të pyetjeve të tij. Caine e rrëfeu sulmin teksa zhvillohej, duke shfaqur harta dhe duke shpjeguar se çfarë po ndodhte në kohë reale. Ai u tha zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë se besonte se iranianët nuk i kishin parashikuar kurrë se do të vinin dhe iu përgjigj më shumë pyetjeve se çdo zyrtar tjetër në dhomë.
Ngritja e tij nga një oficer ushtarak kryesisht i panjohur në ekipin e Trump filloi në një bazë ajrore në Irakun perëndimor në vitin 2018. Caine, atëherë zëvendëskomandant i komponentit të operacioneve speciale të Operacionit Inherent Resolve, fushata për të mposhtur ISIS-in, ndihmoi në informimin e Trump, i cili kishte fluturuar për një raport progresi mbi luftën.
Caine e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij ushtarake si pilot i avionëve luftarakë F-16 në Gardën Kombëtare Ajrore, duke u dislokuar disa herë në Lindjen e Mesme. Ai u caktua në Bazën Ajrore Andreës më 11 shtator 2001, kur njësia e tij u ngrit në ajër për të mbrojtur qiellin mbi Uashington. Më vonë, ai punoi në taktikat e operacioneve speciale për avionë të fshehtë, si dhe në programe shumë të klasifikuara në Pentagon, Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale dhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës.
Një akt trimërie dhe sakrifice njerëzore ka ndodhur sot në fshatin Terdevc të Drenasit, ku flakët e zjarrtë dhe tymi i dendur përfshinë ara, shtëpi dhe rrezikuan jetë njerëzish. Në mes të kësaj katastrofe, Durim Halilaj, Genc Zariqi dhe Muhamet Vrellaku u bënë heronj të heshtur – duke rrezikuar veten për të shpëtuar
Të mërkurën pritet të depërtojnë masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit. Këto masa të ftohta do të përshkojnë fillimisht Evropën Qendrore, Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Evropës Lindore – veçanërisht veriun e Italisë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Sllovakinë,
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke rritur presionin ndaj dy aleatëve amerikanë dhe dhjetëra ekonomive tjera për të arritur marrëveshje tregtare me Washingtonin. Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit,
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë folur për kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ai tha në “Rubikon” se Kurti e ka “llugë” në VV, duke komentuar deklaratën e tij se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”. Lladrovci tha se sa herë ia përmend emrin Kurti për të mirë ia humb 1 mijë vota në