by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese.
Nga Ambasada amerikane potencojnë se tashmë është përgjegjësi e liderëve të partive politike për të finalizuar konstituimin e Kuvendit dhe për të formuar një Qeveri të re stabile në pajtim me Kushtetutën.
“Është përgjegjsi e liderëve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të krijojnë një qeveri stabile në përputhje me Kushtetuën”, ka thënë për Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Ky zëdhënës ka shtuar se SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re për të avancuar stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës të enjten ka nxjerrë një vendim që obligon partitë politike të respektojnë frymën e Kushtetutës për t’i dhënë vendit institucionet e reja për një afat prej 30 ditësh.
Kushtetuesja ka specifikuar se e drejta që i jepet partisë më të madhe të dalë nga zgjedhjet për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk duhet të përdoret për të bllokuar proceset. Gjithashtu ka kërkuar nga partitë për të marrë pjesë në votim.
Partitë politike kanë reaguar lidhur me vendimin, dhe pritet të shihet se si do të shkojë seanca e sotme konstituive, e para pas vendimit të Kushtetueses.
Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se shpreson për një marrëveshje mes palëve, por se qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar. “Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë
Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime – dhe mbi të gjitha, më shumë siguri. Ballkani përmendet gjithashtu në Marrëveshje. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje Miqësie: 27 faqe që jo vetëm duhet të konfirmojnë, por
Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”. Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e
Pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili tha se kryeministri në detyrë, Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit. Reçica nuk u deklarua nëse ka votë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëse