by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi.
Sipas një reagimi të SBAShK-ut, thuhet se ditët e fundit, në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar.
SBAShK-u thotë se versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015, që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasuar me Kontratat që kanë punëtorët e Arsimit Parauniversitar.
Sindikata ka kërkuar nga komuna e Vushtrrisë që “menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve”, si dhe u bëri thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë, siç thotë, “shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve”.
“Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit”, ka thënë SBAShK-u.
Kjo sindikatë ka thënë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin.
“Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBAShK për trajtim institucional”, tha SBAShK-u.
Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe
Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë SU-34 u dëmtuan në operacion, ku dronët me rreze të gjatë veprimi sulmuan aeroportin Marinovka në rajonin e Volgogradit, sipas SBU. Sulmet e natës shkaktuan gjithashtu një zjarr
Në takimin e së shtunës, në të cilin synohet që t’i jepet fund bllokadës politike në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje do t’i paraqesë tri propozime. Në mesin e tyre është edhe dakordimi për emrat e anëtarëve që do ta bëjnë kryesinë e re të Kuvendit – kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Tri propozime do t’i kenë në
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Oqeanin Atlantik. Raportohet se shkencëtarët kanë zbuluar dhe lokalizuar më shumë se 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantikun Verilindor. Ekipi ndërkombëtar kërkimor u nis nga Franca perëndimore, në mesin e qershorit drejt zonës së tyre të kërkimit në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut.