by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Oqeanin Atlantik. Raportohet se shkencëtarët kanë zbuluar dhe lokalizuar më shumë se 1 mijë fuçi me mbetje bërthamore në Atlantikun Verilindor.
Ekipi ndërkombëtar kërkimor u nis nga Franca perëndimore, në mesin e qershorit drejt zonës së tyre të kërkimit në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Ata planifikojnë të kalojnë katër javë duke kërkuar fuçi me mbetje bërthamore dhe duke vlerësuar ndikimin e tyre në sigurinë globale.
Midis viteve 1950 dhe 1980, disa vende hodhën mbetje bërthamore në oqean. Thellësitë e oqeanit, larg bregut dhe aktivitetit njerëzor, dukeshin si një zgjidhje e lirë dhe e lehtë për asgjësimin e mbetjeve të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët – të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.
Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200 mijë fuçi gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor – në thellësi prej 3 mijë deri në 5 mijë metrash.
Presidenti amerikan Donald Trump në një deklarim për gazetarë nga Zyra Ovale ka parashikuar se do të ketë një armëpushim në Gaza diku “brenda javës së ardhshme”. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump e quajti situatën në Gaza një “situatë të tmerrshme”, por shprehu optimizëm se së shpejti mund
Një tërmet tjetër ka shkundur Tiranën mbrëmjen e 27 qershorit. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 3.1 Rihter, teksa epiqendra ka qenë në afërsi të Fushë-Krujës. Kjo është e disata goditje e ndjeshme në ditët e fundit, ku kryesisht zona e Tiranës dhe rrethinat kanë ndjerë lëkundje të konsiderueshme, mbi të gjitha në
Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Evropën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë që pritet të arrijnë 47 gradë Celsius këtë fundjavë. Autoritetet në Greqi evakuuan shtëpitë dhe dërguan avionë me bomba uji, ndërsa 130 zjarrfikës luftuan me zjarret që shpërthyen në
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një qytetareje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht “ Diplomatic Security Service (DSS)”, institucion në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës me