Paralajmërim për përkeqësim të motit – prishtinasit këshillohen të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura

 

 

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar për një përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme si dhe mundësi për stuhi.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të jashtme, sidomos pranë pemëve, objekteve të larta apo strukturave të pasigurta që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…