Kurti paralajmëron: Vuçiq po përgatit eksportin e krizës në Kosovë përmes Gazimestanit

 

 

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pushteti në Serbi mund të përdor elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan ku do të shënohet Vidovdani në fundjavë.

Ai ka thënë edhe se këtë Beogradi po e bën për të zhvendosur vëmendjen nga protestat aniqeveri në Serbi.

Kryeministri në detyrë, ka deklaruar edhe janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi, e Bosnja e Hercegovina që të vijnë nesër në Kosovë.

Më tej, Kurti u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike, dhe qytetarëve të tjerë të mos bien pre e provokimeve.

‘‘Në fundjavë shënohet dita Vidovdan, e cila në vazhdimësi është përcjell me retorik politike, nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë. Beogradi që po përballet me protesta të studenteve dhe jo vetëm, po përpiqet që ta zhvendos vëmendjen diku tjetër, në këtë përpjekje për tu ulur përmasat e protestës antiqeveritare në Beograd, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan. Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe të inteligjencës, ka përpjekje që tubimi në Gazismetan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbesh nga Mali i zi, Bosnja e Hercegovinca, serbi, që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht grupe e tilla kanë qenë provokuese  duke bartur simbole nacionaliste serbo-ruse, që bien në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve sidomos nga komuniteti serb që të respektojnë ligjin, dhe të mos lejojnë të keqpërdoren për qëllime politike., U bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që të mos bien pre e asnjë provokimi’’, ka thënë ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…