Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe kandidatja e kësaj partie për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit.

Konjufca tha se:

“Propozimi ynë nuk hasi në mirëkuptim dhe pikërisht qasja e tyre ishte bllokuese, sepse zgjodhën të mos e votonin zonjën Albulena Haxhiu Ne nuk i kishim automatikisht 61 vota, atëherë ne ndërmorën një seri të veprimeve tjera, duke i gjykuar si veprime që do të mund t’i ndihmonin konstituimin të Kuvendit., Njëra prej veprimeve është ftesa dy herë me radhë e Kurtit për liderët e subjekteve politike, që të krijohet një marrëveshje politike. LVV gjithmonë ka vlerësuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit, i njëjtë reciprocitet mund të shkojë me nënkryetarët e Kuvendit. Ne propozuam t’i vendosim të gjithë në pako, për emrat që do t’i propozojmë për kryetar dhe nënkryetarë. Gjykata ka paralajmëruar, nuk është një instruksion. Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit është i krejtve, jo vetëm i grupit që ka dalë i pari në zgjedhje”.

Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kuvend./

Related Posts

  •     Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se shpreson për një marrëveshje mes palëve, por se qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar. “Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë

  •     Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime – dhe mbi të gjitha, më shumë siguri. Ballkani përmendet gjithashtu në Marrëveshje. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje Miqësie: 27 faqe që jo vetëm duhet të konfirmojnë, por

  •     Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”. Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e

  •     Pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili tha se kryeministri në detyrë, Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit. Reçica nuk u deklarua nëse ka votë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëse