by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shefja e kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, Flutur Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook.
“Pas një angazhimi intenziv 4- vjeçar, fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, para Ministrit në detyrë Faton Peci, sot ( 27.06.2025) kam paraqitur dorëheqjen time”, ka thënë ajo.
Që nga dita e parë, ka thënë ajo, ka dhënë maksimumin që detyrën ngarkuar ta kryejë me përkushtim të plotë, ndershmëri bazuar në kërkesat e eprorit të saj.
“Kam dhënë më të mirën time, dhe njëkohësisht kam mësuar më shumë nga ç’ mund ta përfytyroja, përvojë kjo e cila më ka rritur si profesionalisht ashtu edhe në aspektin njerëzor. E kam marrë këtë vendim me bindjen se tani është momenti për të hapur një faqe të re në jetën time, në përputhje me zhvillimin tim personal dhe qëllimet e mia për të ardhmen”- ka thënë ajo në Facebook.
Mustafa në fund ka falënderuar ministrin Peci dhe stafin e kabinetit për bashkëpunimin dhe mbështetej, duke shtuar se kjo nuk është një shkëputje lamtumirëse sepse, siç ka thënë ajo më tej në postim, bashkë do të shihemi në arena të tjera, ku kontributi për Kosovën mbetet parësor.
Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario
Koreja e Veriut ka njoftuar se resorti i saj i ri bregdetar në qytetin Wonsan nuk do të lejojë përkohësisht turistë të huaj, ndonëse ai ishte promovuar gjerësisht si një destinacion ndërkombëtar. Zona Turistike Bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për
Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit. Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit. Sensacioni 18-vjeçar