by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nuk do të votojnë për votim të fshur sepse kjo është ‘’jokushtetuese’’.
Ai ka theksuar edhe se PDK ka marrë pjesë në seancën konstituive deri në momentin që është ndërru rendi i ditës.
Po ashtu ai ka thënë edhe se, VV-ja, seancat e zhvilluara deri sot kanë qenë në shkelje të Kushtetutës.
‘‘Është e rëndësishme të thuhet se aktgjykimi i Kushtetuese në mënyrë precize thotë se seancat e zhvilluara deri sot kanë qenë në shkelje të Kushtetutës. Këto seanca i ka drejtuar Dehari, VV. Pra mund të konstatojmë që gjithçka që ka ndodhur deri sot, Kushtetuesja e ka konsideru si shkelje kushtetuese nga ana e VV’’, ka thënë ai.
Tutje, i njëjti ka deklaruar edhe se VV-ja e din që insistimi në votim të fshehtë është shkelje e kushtetutës.
‘‘E dyta, sa i takon votimi të fshehtë, Gjykata e ka shpallë jokushtetues, dhe e ka sqarua në mënyrë të saktë. E fundit që dua të them është sa i takon takimit konsulktativ, ku mungoi Kurti, ky takim është reflektim pozitiv. Shpreh atë, ata e dinë që kanë bërë shkelje deri sot siç ka thënë Gjykata, dhe e din që insistimi në votim të fshehur është po ashtu shkelje kushtetuese, mendojmë që kjo duhet të vazhdojë. Është shumë e qartë, aktgjykimi thotë deputetët duhet të votojnë Për, Kundër ose me Abstenu në seancës, ne atë e kemi bë deri nuk është ndërru rendi i ditës. Momenti që është ndërru rendi i ditës, me kalu në votim të fshehur, ne nuk kemi pse votojmë në një vendimmarrje që është jokushtetuese. Pra nuk votojmë diçka që është jokushtetuese’’, ka thënë ai.
Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario
Koreja e Veriut ka njoftuar se resorti i saj i ri bregdetar në qytetin Wonsan nuk do të lejojë përkohësisht turistë të huaj, ndonëse ai ishte promovuar gjerësisht si një destinacion ndërkombëtar. Zona Turistike Bregdetare Wonsan Kalma, e hapur më 1 korrik, është një nga projektet kryesore të udhëheqësit Kim Jong Un për
Në Shqipëri – por jo vetëm – një fjalë, fotografi a mesazh nga Uashingtoni dhe përfaqësues të tij, është parë gjithmonë si konfirmim apo rrëzim i fateve të shumë personazheve lokale, politikave apo reformave të ndryshme. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë ta mbajnë më një rol të tillë, të paktën
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit. Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit. Sensacioni 18-vjeçar