Gjermania vendos për rritje të pagës minimale, më e larta në BE pas Luksemburgut

 

 

Një komision i emëruar nga qeveria gjermane ka vendosur të premten që paga minimale në Gjermani të rritet në 14.60 euro për orë deri në vitin 2027.

Sipas Deutsche Welle, kjo rritje do të realizohet në dy faza.

Në fillim të vitit 2026, paga minimale do të kalojë nga 12.82 euro në 13.90 euro për orë. Një vit më vonë, do të shtohet edhe 0.70 euro, duke arritur kështu në 14.60 euro për orë në vitin 2027.

Me këtë rritje, një punëtor në Gjermani pritet të përfitojë rreth 2,500 euro në muaj. Kjo e pozicionon Gjermaninë si vendin e dytë në Bashkimin Evropian me pagën minimale më të lartë, menjëherë pas Luksemburgut, ku paga mujore minimale aktualisht është 2,638 euro.

Përveç Luksemburgut dhe së shpejti Gjermanisë, edhe Belgjika, Holanda dhe Irlanda janë ndër vendet e BE-së ku paga minimale mujore kalon shumën prej 2,000 eurosh.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…