Familja e Zana Gjevukajt ngre zërin: U vra në vijat e bardha nga një polic që theu çdo rregull

 

 

Më 1 prill në Qyshk të Pejës ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë goditi një këmbësore, teksa kjo e fundit po priste të kalonte rrugën në vijat e bardha. Për pasojë, viktima, Zana Gjevukaj, mori lëndime të rënda trupore dhe qëndroi për 34 ditë në Klinikën Intensive të QKUK-së, kundërroi jetë më 4 maj 2025.

I dyshuar për këtë ngjarje është zyrtari policor Argjend Kastrati, i cili që nga dita e aksidentit ndodhet në arrest shtëpiak.

Gati tre muaj pas aksidentit, familja e të ndjerës ka reaguar publikisht, duke shprehur zhgënjimin e thellë me organet e drejtësisë. Ata theksojnë se masa e arrestit shtëpiak ndaj Kastratit nuk është ndryshuar, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja e Zanës.

“Zana ndërroi jetë më 4 maj 2025, pasi u godit në vijat e bardha nga një zyrtar policor. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja e saj, masa ndaj të dyshuarit nuk është ndryshuar në paraburgim. Arresti shtëpiak për një rast me pasojë vdekje është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e familjes.

Familjarët shprehin shqetësimin edhe për aktakuzën e ngritur ndaj Kastratit, për të cilën thonë se nuk pasqyron seriozitetin e rastit dhe nuk përfshin rrethanat rënduese.

“Zana u godit në vijat e bardha, nga një zyrtar policor që udhëtonte me shpejtësi të tejkaluar dhe pa asnjë frenim, siç dëshmon ekspertiza. Një veturë tjetër kishte ndalur për t’i dhënë përparësi, çka tregon se Zana ishte e dukshme dhe me të drejtë përparësie. Mospërfshirja e këtyre fakteve në aktakuzë e bën edhe më shqetësues trajtimin institucional të këtij rasti”, thuhet në reagim.

Familja Gjevukaj thekson bindjen se “po të mos ishte i përfshirë një zyrtar policor, drejtësia do të kishte vepruar ndryshe”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…