Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

 

 

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka deklaruar se përgjegjësia për konstituimin e legjislaturës së re u takon të gjitha subjekteve parlamentare, dhe jo vetëm partisë së parë.

Duke komentuar situatën politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Dehari tha se procesi duhet të vazhdojë në bazë të rregullave kushtetuese dhe numrave në Kuvend.

“Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare. Nëse janë numrat, krijohet. Nëse nuk janë, kalon te subjekti tjetër. Nëse prapë nuk gjenden numrat, atëherë shkohet në zgjedhje. Nëse nuk bëhen numrat, natyrisht që kalohet në shumicë tjetër,” tha Dehari.

Deklarata e tij vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila theksoi qartë se konstituimi i Kuvendit është obligim kolektiv i të gjithë deputetëve të zgjedhur në legjislaturën e re./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…