by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.R për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet vërtetuan se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, shkruan KFVA.
“D.R akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, për dëbim të dhunshëm të popullsisë civile shqiptare nga lagjet e tyre, plaçkitje dhe shkatërrim të shtëpive në disa lagje të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, aktakuza bazohet në dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, në identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.
I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin dhe përkushtimin për të zbardhur të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike”, përfundon njoftimi i Prokurorisë
Mot i ndryshueshëm po mbizotëron në vendin tonë gjatë ditës së sotme. Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër ka goditur komunën e Kllokotit, në rajonin e Gjilanit. Janë publikuar disa pamje shqetësuese nga kjo zonë, ku vërehet se kjo stuhi po shkakton dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë
Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”, i cili pritet të mbahet nesër. Nga Policia është bërë e ditur edhe se, në një takim të mbajtur sot në ambientet e
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi. Sipas një reagimi të SBAShK-ut, thuhet se ditët e fundit, në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë
Me dy ndeshjet e zhvilluara sot në orët e para të mëngjesit, është mbyllur edhe faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube. Real Madridi u kualifikua tutje si i pari, kurse Al Hilal nga pozita e dytë. E tani dihen edhe skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën, poashtu edhe data