Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dhjetë ditë pas dërgimit të disa pyetjeve me interes publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kjo e fundit nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Edhe pse pyetjet lidhen drejtpërdrejt me të drejtat e qytetarëve për të shitur energjinë që prodhojnë vetë, me ankesat e bizneseve pas dy protestave të mëdha, si dhe me gabimet në programimin e njehsorëve që ndikojnë në tarifat që qytetarët paguajnë, pavarësisht insistimit, ZRRE-ja ka zgjedhur heshtjen.

Këto pyetje iu dërguan ZRRE-së më 17 qershor nga KP dhe deri në momentin e publikimit, sot më 26 qershor, nuk ka asnjë përgjigje.

Ndonëse shumë familje në Kosovë investojnë në panele diellore dhe i përdorin ato vetëm një ose dy muaj në vit, ZRRE-ja nuk ka sqaruar ende nëse qytetarët do të lejohen të shesin këtë energji të tepërt në rrjetin publik.

Aktualisht nuk ekziston një mekanizëm zyrtar që u mundëson familjeve të përfitojnë nga panele të tilla, përkundër trendit rajonal dhe situatës së ndryshueshme të tregut.

Lidhur me këtë, në pyetjet se kur do tu lejojë ZRRE-ja qytetarëve që të shesin rrymë, porse nuk mori përgjigje.

Një tjetër çështje që i është adresuar ZRRE-së lidhet me protestat e fundit të disa bizneseve të mëdha, të cilat janë futur në tregun e lirë të energjisë elektrike pa asnjë fazë tranzitore.

Protesta e parë u mbajt më 29 maj, e ndjekur nga një tjetër më 11 qershor, ku bizneset theksuan se rreth 400 fabrika shqyrtojnë mbylljen për shkak të shtimit të kostos së energjisë.

Megjithatë, ZRRE-ja dhe Qeveria ende nuk kanë bërë ndonjë hap të dukshëm për të adresuar këto kërkesa.

Në këtë kontekst, ZRRE po ashtu është pyetur nëse do t’i marrë parasysh kjo zyrë kërkesat e bizneseve pas dy protestave të zhvilluara publikisht.

Përveç kësaj, disa qytetarë janë ankuar në rrjetet e tyre sociale se ora e konsumit nuk përputhet me tarifat në njehsor.

Për këtë, KP i ka dërguar pyetjen ZRRE-së, për të marrë informacione se pse po ndodhë kjo. Por, ndonëse kaluan më shumë se një javë, nuk pranuam përgjigje nga ZRRE-ja.

Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi të thellë. Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe oda e biznese të tjera kërkuan shtyrje të vendimit për minimalisht një vit dhe subvencionim për rritjen e kostos, përndryshe paralajmëruan protesta të tjera.

Sipas tyre, edhe pse energjia e lirë pritet të vlejë pas orës 23:00, njehsorët (orëmatësit) nuk janë të sinkronizuar me kohën reale, duke i tarifuar ata me çmimin më të shtrenjtë edhe gjatë orëve kur, sipas rregullave, duhet të paguajnë më lirë.

Related Posts