• Sun. Oct 12th, 2025

Shtëpia e Bardhë e pret Trumpin pas kthimit nga samiti i NATO-s me këngën “Baba është këtu”

Bykfvanews

Jun 26, 2025

 

 

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur presidentin, Donald Trump pas kthimi nga i NATO-s me këngën “Daddy’s Home” të Usher.

Videoja e postuar në platformën “X”, i referohej faktit që presidenti amerikan u quajt “Baba” nga shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë samitit në Hagë.

Rutte mbrojti shpërthimin e Trumpit me fjalorin e ashpër ndaj Iranit dhe Izraelit, ku ai deklaroi se të dy vendet “nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë”, e për këtë Sekretari i përgjithshëm e justifikoi këtë deklaratë, duke thënë: “Baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të fortë”.

Duke ndarë pamje prapa skenave nga udhëtimi i Trumpit, Shtëpia e Bardhë e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Baba është kthyer në shtëpi… Hey, hey, hey, Baba.”/KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *