by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se lumenjtë në territorin e vendit po shënojnë rrjedha dukshëm më të ulëta se mesatarja shumëvjeçare, për shkak të mungesës së reshjeve në pranverë dhe mungesës së borës gjatë dimrit.
Sipas matjeve të fundit nga rrjeti shtetëror hidrometrik, kjo gjendje është më e theksuar në pellgun e Drinit të Bardhë dhe degët e tij, ku si shembull më konkret përmendet lumi Bistrica e Pejës. Edhe pse kohë pas kohe kanë rënë reshje, ato kanë qenë kryesisht të karakterit rrëbeshi dhe lokal, duke mos ndikuar ndjeshëm në mbushjen e burimeve ujore.
IHMK thekson se situata e rrjedhave të ulëta është e pranishme në shumicën e lumenjve të Kosovës, por më kritike në sistemin e Drinit të Bardhë. Vetëm lumi Bistrica e Pejës, me një sipërfaqe nën-pellgu prej 500 kilometra katrorë, përbën 11.5% të sipërfaqes së përgjithshme të këtij pellgu dhe kontribuon me 13.7% në rrjedhën e përgjithshme të tij.
Të dhënat hidrologjike të pesë viteve të fundit tregojnë për anomali të ndjeshme në rrjedhën e këtij lumi, sidomos gjatë muajve të pranverës, kur tradicionalisht prurjet janë më të larta për shkak të shkrirjes së borës dhe reshjeve të stinës.
Sipas statistikave historike (1963–2009), prurja mesatare e Bistricës në maj ka qenë 17.5 metra kub për sekondë, ndërsa në qershor 7.5 m³/s. Por në pesë vitet e fundit (2021–2025), mesatarja për muajin qershor ka rënë në vetëm 4.8 m³/s – që përbën një rënie prej 56.3% krahasuar me të dhënat historike.
Instituti tërheq vërejtjen se kjo rënie e prurjeve dhe niveleve të ujërave nëntokësore mund të ketë pasoja serioze gjatë verës, përfshirë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikime në sektorin e bujqësisë, prodhimin e energjisë nga hidrocentralet dhe sektorë të tjerë jetikë.
Për këtë arsye, IHMK bën thirrje për monitorim të vazhdueshëm dhe planifikim të kujdesshëm të resurseve ujore, në mënyrë që të zbuten efektet e mundshme të një thatësire së thelluar hidrologjike që mund të prekë vendin gjatë muajve në vijim./Periskopi/
Mediumi i njohur britanik Metro i ka kushtuar një artikull veprimit simbolik të avokatit Arianit Koci, i cili protestoi para Kuvendit të Kosovës duke nxjerrë një makinë rroje para gazetarëve. Me këtë akt, ai denoncoi dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të formuar Kuvendin e ri, tashmë për herë të pesëdhjetë radhazi. “Një avokat
Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Altin Sahiti, ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo pozitë. Sahiti u emërua më 17.09.2021 në pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Për periudhën që po mbetet deri më 1 tetor, Sahiti ka ftuar
“Arrestimi i zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq nga Policia e Kosovës dhe urdhri i paraburgimit prej një muaji është një poshtërim për regjimin e Vuçiqit dhe për faktin se Serbia nuk është më një shtet”, thotë politologu Ognjen Gogiq. Popoviqi u arrestua të premten në mbrëmje në Bërnjak,
Më shumë se 20 vende të tjera kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Është një deklaratë e gjatë, Pikat kryesore të saj të përmbledhura, ka raportuar BBC. Kombet thonë se “vuajtjet e civilëve në Gaza kanë arritur në thellësi të reja” dhe e