• Sun. Oct 12th, 2025

Raportohet se Faton Peci sot bëhet zyrtarisht kandidat i VV`së për kryetar të Mitrovicës

Bykfvanews

Jun 26, 2025

 

 

Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, merr vesh Gazeta Express., transmeton KFVA.

Pas një mandati të plotë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ai do të provojë ta kthejë këtë komunë nën qeverisjen e LVV-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Komuna e Mitrovicës udhëhiqet aktualisht nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili nuk do të garojë për një mandat të dytë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha mbrëmë në Pressing në T7 se beson që “kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, për të garuar për kryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *