by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avokati Arianit Koci, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit e ka mundësinë të zhbllokojë situatën e krijuar në kuvend, lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Koci ka thënë edhe se insistimi në kandidaturën e Albulena Haxhiut, s’është bindje politike por ‘‘kapriçio personale’’.
Avokati ka thënë edhe se, situata aktuale është bllokim i qëllimshëm institucional.
‘‘Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon. Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë. Keni fuqi, keni ndikim. Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë. Është bllokim i qëllimshëm institucional’’, ka shkruar ai.
Tutje, i njëjti ka thënë edhe se qytetari është ai që po i bart pasojat, dhe se i takon Kurtit roli i përbashkuesit.
‘‘Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin. E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend. Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues. Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura. Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi. Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju. Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë: Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë’’, ka shkruar ai.
Më tej, Koci ka thënë edhe ndërrimi i kandidaturës s’është humbje e betejës politike.
‘‘Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike. Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit. E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike. Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin. Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë. Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem. Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet’’, ka përfunduar ai.
Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës së diel në Gjilan, ku tre persona humbën jetën, derisa tre të dyshuarit Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim policor. Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Adnan Rukiqi, ka bërë të ditur se po ndërmerren
Një person në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se i dyshuari “është lokalizuar dhe është arrestuar dhe se gjatë bastsijes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”. I dyshuari me vendim
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje paradite në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një fëmijë ka mbetur me lëndime të rënda pasi u përplas nga një veturë. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 10:10, përballë pompës së derivateve “Kastrati”, në afërsi të semaforëve.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur