Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina

 

 

Arnisa Gashi, 22-vjeçarja nga Prishtina, është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që prek sistemin nervor. Për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ajo ndodhet aktualisht në koma.

Familjarët e Arnisës kanë bërë thirrje për ndihmë financiare, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe shërimi i saj jashtë Kosovës.

“Vetëm 22 vjeçe, bota e Arnisa Gashi-t dhe e familjes së saj u përmbys shpejt brenda një çasti kur ajo u godit papritmas nga encefaliti autoimun i rëndë, sëmundje e cila sulmon Sistemin Nervor dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë. Për studenten e shkëlqyer të infermierisë, mëngjesi i 10 qershorit 2025 nuk ishte i lehtë. Fillimisht me konfuzion, mpirje e pastaj me rëndim të situatës shëndetësore dhe kriza të rënda epileptike, e deri tashmë në Kujdesin Intensiv”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

Linku për donacion: https://gofund.me/d5f5e365

Linku për Paypal: https://www.paypal.com/donate/…

arben.sopi@gmail.com

Konto për Kosovë (Raiffeisen Bank)

Shpresa Gashi

IBAN: XK05 1501150003183998

Prishtinë

Swift Code: RBKOXKPR

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…