Categories: Botë

by kfvanews

Share

Categories: Botë

by kfvanews

Share

 

 

Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e shtuna, sipas agjencisë kombëtare meteorologjike, që i ka nxitur banorët të “jenë vigjilentë”.

Nuk u raportuan dëme të mëdha pas serisë së dridhjeve me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter japoneze, të cilat u ndjenë lehtë nga ata që ishin brenda ndërtesave.

Tërmetet më të forta të regjistruara që nga e shtuna ishin dy me magnitudë 5.1, njëri të dielën dhe tjetri të martën.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha në një deklaratë se kishte vëzhguar 474 tërmete rreth grupit të ishujve Tokara, në jug të Kyushu, në skajin jugperëndimor të Japonisë

Aktiviteti sizmik është rritur. Duke pasur parasysh se kjo zonë ka përjetuar periudha të zgjatura të aktivitetit sizmik në të kaluarën, ju lutemi të jeni vigjilentë ndaj tërmeteve të forta“, tha agjencia.

Në të kaluarën, rajoni i grupit të ishujve Tokara ka përjetuar një numër të madh tërmetesh në një periudhë të shkurtër kohore, më së shumti në shtator 2023, kur u regjistruan 346 tërmete gjatë 15 ditëve, sipas transmetuesit publik japonez NHK.

Nga 12 ishujt në grupin Tokara, shtatë janë të banuar nga rreth 700 banorë, dhe disa prej tyre, të cilët kanë vullkane aktive, janë të arritshme me traget dy herë në javë në mot të mirë.

Me 125 milionë banorët e saj, Japonia ndodhet në pikën e takimit të katër pllakave kryesore tektonike, në zemër të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit , gjë që e bën atë një nga vendet më sizmikisht aktive në botë. Arkipelagu regjistron rreth 1,500 tërmete në vit, duke përbërë rreth 18% të tërmeteve në botë.

Më 1 janar 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 ballë, më i forti që ka goditur vendin në më shumë se 10 vjet, goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore. Ai vrau 470 persona, përfshirë shumë banorë të moshuar që vdiqën në ditët që pasuan.

Related Posts

  •     Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke rritur presionin ndaj dy aleatëve amerikanë dhe dhjetëra ekonomive tjera për të arritur marrëveshje tregtare me Washingtonin. Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit,

  •     Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Brazilin për “gjueti shtrigash” kundër aleatit të tij të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, duke u kërkuar autoriteteve braziliane që të mos e shqetësojnë Bolsonaron. “E kam shikuar, ashtu sikurse bota, që nuk kanë bërë asgjë përveçse e kanë përndjekur, ditë pas dite, natë pas nate,

  •     Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se toger Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA. Sipas njoftimit, Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i

  •   Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore mbi tre porte dhe një termocentral në zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi në Jemen, në kuadër të operacionit “Flamuri i Zi”, konfirmoi Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas Izraelit, objektivat përfshinin edhe anijen komerciale Galaxy Leader, e cila ishte rrëmbyer nga Houthit në vitin 2023