by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar, shkruan KFVA.
Në kërkesën e depozituar javën e kaluar në gjykatë nga avokati, Meta e motivonte zëvendësimin e masës me faktin se në 8 muaj SPAK nuk kishte bërë raportimet periodike 2-mujore në gjykatës dhe se ai ishte numri 2 i opozitës në vend.
Ndërkohë, burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi ka zbuluar edhe një kartë bankare, të vënë në dispozicion nga një biznesmen, që dyshohet të jetë përdorur nga ish-bashkëshortët Meta-Kryemadhi.
Koha e pritjeve nëpër pikat kufitare të Kosovës ka rënë ndjeshëm. Kështu është bërë e ditur nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Përderisa te Dheu i Bardhë pritej deri në 2 orë, tanimë me përditësimin e ri të të dhënave, bëhet e ditur se pritjet vijojnë në 40 minuta. Njëjtë
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se dje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit në koridorin e repartit të Klinikës Pediatrike, shkruan KFVA. Sipas njoftimit, uji nuk ka depertuar në dhomat ku trajtohen fëmijët. Postimi i plotë: Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet
Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC, transmeton KFVA. Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban sot mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ në këtë mbledhje ka marrë disa vendime: – Miratimi i programit për Trupat Menaxhuese të Zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2025 – Ky program do të përfshijë mijëra persona të