Hekuran Murati e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses sipas qejfit te VV : Votimi i fshehtë lejohet

 

 

Deputeti i VV’së Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh, raporton KFVA.

Teksa ka interpretuar vendimin Murati tha se Votimi i fshehtë lejohet.

Postimi i plotë:

1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.

2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.

3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.

Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.

S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…