by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.
“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.
Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.
Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.
“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai.
I pyetur për interpretimet e bëra nga partitë sa i përket votimit të fshehtë, Hasani tha se partitë nëse duan të shkaktojnë pengesa, kanë çdo herë mundësi ta bëjnë këtë.
“Por, Gjykata e ka bërë të qartë që Kushtetuta, Rregullorja dhe praktikat parlamentare janë ato që përcaktojnë se si konstituohet Kuvendi. Asnjëherë nuk ka pasur votim të fshehtë për konstituimin e Kuvendit. Gjykata këtë e ka thënë”, theksoi ai.
Sipas tij, aktgjykimi e bën të qartë që partia fituese në zgjedhjet parlamentare, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje duhet të arrijë konsensus, pra të sigurojë 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Kjo është përgjegjësi dhe detyrë e saj. Nuk mund të barazohet me rastin e nënkryetarëve. Për këtë çështje ka dispozita më specifike edhe në Rregullore, sepse nënkryetarët përfaqësojnë forcat politike dhe grupet etnike dhe ata nuk mund të barazohen [me kryetarin]”, tha ai.
Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se partia e parë duhet që të bashkëpunojë në mirëbesim me partitë e tjera për të arritur një konsensus për zgjedhjen e kryetarit. Ajo tha po ashtu se partitë e tjera duhet ta bëjnë të njëjtë gjë edhe për nënkryetarët. Në aktgjykim, sipas Hasanit, u përsërit qëndrimi se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituim.
Sa i përket afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, Hasani tha se është “pak i çuditshëm”, meqë sipas, përveç rastit të Sllovenisë, askund tjetër nuk përcaktohet një afat për konstituimin e Kuvendit.
“Përcaktimi në këtë mënyrë në të ardhmen mund të jetë problematik, për shkak se në rast të moskonstituimit brenda 30-ditësh në zgjedhje të tjera nuk mund të shkohet, meqë do të ishte absurde në praktikën parlamentare në vendet demokratike sepse për herë të parë do të shkohej në zgjedhje pa pasur një organ përfaqësues të konstituuar. Ky është problemi kryesor”, tha Hasani.
Profesor Hasani tha se Gjykata në pjesën dërmuese të aktgjykimi i 26 qershorit ka përsëritur gjetjet e vendimit të vitit 2014, kur atëbotë kishte pasur një ngërç politik pikërisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kujt i takonte që ta propozonte atë.
Hasani po ashtu nuk pajtohet me vlerësimin e Kushtetueses se seanca konstituive është akt kushtetues. Sipas tij, është veprim i Kuvendit.
Për shkak të këtij interpretimi për seancën konstituive dhe vendosjen e afatit për konstituim, Hasani tha se “kam frikë se ka komplikuar më shumë punën dhe ka krijuar hapësirë të pafundme për obstruksion të formimit të Kuvendit të Kosovës”.
Teksa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar kompromis për konstituimin e Kuvendit, profesor Hasani tha se “gjykuar sipas sjelljeve deri sot, nuk pres që ky aktgjykim mund të shërbejë si bazë për arritjen e një kompromisi” mes partive.
Familja Gashi ka kërkuar ndihmë financiare për të mundësuar shërimin e vajzës së tyre, Arnisës. Përmes një njoftimit, familja Gashi ka bërë të ditur se momentalisht Arnisa gjendet në koma, dhe se ajo vuan nga një sëmundje e rrallë dhe shumë e rëndë: encefaliti autoimun. Për shërimin e Arnisës është i nevojshëm hospitalizimi
Cristiano Ronaldo flirtoi me idenë e një fillimi të ri, por në fund i tha “PO-në” e madhe qëndrimit të tij te Al Nasr. Dhe siç duket, ai kishte të gjitha arsyet për ta bërë këtë duke nënshkruar një kontratë të re. Jo vetëm që nuk iu kërkua të bënte… zbritje, por përkundrazi
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës. Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka
Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në