by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë hedhur poshtë kërkesën e përbashkët të mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, ka theksuar se kërkesa në fjalë kishte të bënte me apelim të një vendimi të mëparshëm të gjykatësve, me të cilin Trupi Gjykues kishte pranuar si prova dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.
“Në lidhje me autenticitetin prima facie të dokumenteve, Trupi Gjykues rikujtoi në hollësi se si kishte bërë vlerësimin e autenticitetit të secilit dokument, duke marrë parasysh një numër treguesish relevantë të autenticitetit, si nënshkrimet dhe vulat, si dhe faktin se disa nga këto dokumente i ishin sekuestruar zotit Krasniqi”, tha Doyle në një konferencë për media.
I njëjti në fund shtoi: “Lidhur me kundërshtimin e Mbrojtjes se Prokuroria i dorëzoi këto dokumente për pranim në fund të paraqitjes së provave të saj, Trupi Gjykues theksoi se, përmes listës së provave materiale të dorëzuar nga Prokuroria para se të thërriste dëshmitarët e saj, Mbrojtja ishte informuar për synimin e Prokurorisë për t’i përdorur dhe për t’u mbështetur në secilin prej këtyre materialeve që në fillim të procesit”
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës. Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka
Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke thënë se vendimi ka sjellë një qartësi me vendosjen e një afati 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Megjithatë, Bajrami ka shprehur shqetësimin se vendimi nuk
Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin e dha ministria Federale e Mbrojtjes në Gjermani, e cila theksoi se KFOR po siguron ushtarakisht paqe për vendin. Ndërsa thekson se situata në Kosovë dhe rajon është e