by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes gjatë temperaturave ekstreme në muajin korrik, për çka thonë se priten të kalojnë edhe 37 gradë Celsius.
Në këto kushte, ata bëjnë apel tek qytetarët që të shmangin detajet e panevojshme gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas parashikimeve meteorologjike, muaji Korrik pritet të shënojë temperatura shumë të larta, që mund të kalojnë 37°C.🔥 Në kushte të tilla, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe të të afërmve:
🔸 Shmangni daljet e panevojshme gjatë orëve të pikut (nga ora 11:00 deri në 17:00);
🔸 Qëndroni në ambiente të freskëta dhe të ajrosura;
🔸 Konsumoni sa më shumë lëngje dhe shmangni pijet alkoolike apo të gazuara;
🔸 Veshuni lehtë dhe përdorni pajisje mbrojtëse nga dielli (kapelë, syze, krem mbrojtës);
🔸 Kujdesuni në veçanti për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.
🚑 Në raste emergjente shëndetësore, telefononi 194 ose drejtohuni menjëherë në institucionin më të afërt shëndetësor.Shëndeti juaj është prioritet. Tregoni kujdes dhe veproni me përgjegjësi.
Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme
Janë vetëm edhe gjashtë ditë dhe tri seanca, për përcaktimin përfundimtar nëse legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet apo jo. Derisa numërimi prapa ka filluar, kryetari i VV-së Albin Kurti ka nisur ta ndiejë presionin Kushtetues. Ai ka nisur të zhvillojë takime me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, parti kjo
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten, 21-25 korrik. Sipas njoftimit zyrtar vendi do të ndikohet nga masa të ajrit shumë të nxehtë dhe të thatë të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga rajoni i Saharasë. “Një presion
Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend