Faton Peci kandidat i VV-së për Mitrovicën

 

 

Tashmë edhe zyrtarisht Faton Peci do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës. Më 12 tetor, Mitrovica guxon të vetëvendosë për fitoren e madhe në komunë.Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e qendrës, drejtuar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, deputeti Armend Muja, vendosi unanimisht që të mbështesë kandidaturën e Faton Pecit nga Partia Guxo për kryetar të komunës.Gjithashtu, në një atmosferë impozante, në prani të strukturave drejtuese të Partisë GUXO dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, në Shtëpinë e Kulturës, me prezencën e Kryeministrit të Republikës, njëherësh kryetar i LV-së, Albin Kurti, Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministre e MPJD-së dhe bashkëkryetare e GUXO-s, Donika Gërvalla, ministrit Sveçla, deputetëve Muja, Bahtiri, Fejza, Avdyli, Kraki, Reshitaj, Statovci e Zyba si dhe Sekretarit Organizativ të LV-së Alim Rama u konfirmua mbështetja për nominimin e Faton Pecit si kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës’’ thuhet në njoftim.

Mitrovica meriton një kryetar me vizion, vullnet dhe vendosmëri, Faton Peci është i duhuri thuhet më tutje në njoftimin e VV-së

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…