by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK. Në një intervistë për RTV21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë, transmeton KFVA.
‘”Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai.
Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
“Unë mendoj se për Qeveri janë numrat dhe si të tillë ne do të kemi afat dy javë ditë të tregojmë para gjithë qytetarëve. Ndërsa, për të zgjedh kryetarin e Kuvendit nuk e ka obligim Qeveria, asnjë parti. E kanë obligim të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës. Kurse për Qeveri të Kosovës e ka ai që e ka udhëheq atë parti politike dhe e ka marrë mandatin prej qytetarëve.”, thaka deklaruar Haxhiu.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta mbështesne një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, nuk ka treguar nëse ka kushte se a duhet të jetë kryeministër Albin Kurti apo Bedri Hamza.
“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranojmë me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.
Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.
Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës së diel në Gjilan, ku tre persona humbën jetën, derisa tre të dyshuarit Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim policor. Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Adnan Rukiqi, ka bërë të ditur se po ndërmerren
Një person në Prizren ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se i dyshuari “është lokalizuar dhe është arrestuar dhe se gjatë bastsijes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”. I dyshuari me vendim
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje paradite në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një fëmijë ka mbetur me lëndime të rënda pasi u përplas nga një veturë. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 10:10, përballë pompës së derivateve “Kastrati”, në afërsi të semaforëve.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur