Avokati Jashari: Votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit – jashtë Kushtetutës dhe rregullores

 

 

Avokati kosovar Arbër Jashari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh, raporton KFVA.

Ai ka bërë një përmbledhje të shkurtër të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa ka theksuar se votimi i fshehtë nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Punës.

Postimi i plotë i tij:

Një përmbledhje e shkurtër e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese:

– Mandati i deputetëve dhe mandati i Kuvendit janë të ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mandati i deputetit fillon vetëm pas konstituimit të Kuvendit.

– E drejta e grupit më të madh parlamentar për të propozuar Kryetarin e Kuvendit është e kushtëzuar me sigurimin e shumicës së nevojshme – pra, 61 votave.

– Dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk çon automatikisht në zgjedhje të reja.

– Në Seancën Konstituive, deputetët duhet të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë “për”, “kundër” ose “abstenim”.

-Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga data e publikimit të këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare. Në rastin konkret, afati i fundit është 26 korrik 2025.

– Gjykata thekson se votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit nuk është i paraparë as në Kushtetutë, as në Rregulloren e Punës. Nuk mund të lidhet me dispozita të tjera të Rregullores që ndalojnë ndryshimin e mënyrës së votimit brenda të njëjtës seancë.

– Gjykata thekson se të drejtat e subjekteve politike duhet të ushtrohen në përputhje me frymën e Kushtetutës, në mirëbesim dhe përmes bashkëpunimit, e jo përmes bllokimit të proceseve.

Ishalla po i qet n’udhë të Zotit!

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…