Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

 

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës.

I pyetur për deklaratat e kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, se Rusia mund të synojë territore të tjera përveç Ukrainës, Trump tha: “Është e mundur.”

Megjithatë, ai shtoi se sipas tij, Putini kërkon të dalë nga lufta: “Unë e di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo gjë. Është rrëmujë për të.”

Duke folur për situatën në Ukrainë, ai theksoi: “Mendoj se Zelensky do që kjo të përfundojë. E ndjej këtë. Dhe unë mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar.”

Trump deklaroi se pas këtij takimi, do të flasë me Putinin: “Do të flas me Vladimir Putinin, të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë”, shkruan A2 CNN.

Trump u pyet edhe për Finlandën, dhe e ktheu bisedën drejt tregtisë: “Po përpiqemi të blejmë një. Po përpiqem të bëj një marrëveshje të mirë. Kjo është ajo që bëj gjithë jetën time – bëj marrëveshje.”

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…