Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN.

“Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte…”, tha Trump në një konferencë për mediat të mërkurën, në përfundim të Samitit të NATO-s, teksa listonte numrin e konflikteve që kishte ndalur në javët e fundit.

Ai lavdëroi veten dhe administratën e tij për punën e mirë që kanë bërë në javët e fundit për të siguruar paqen në botë. “Putin më telefoni dhe më tha: “A mund të të ndihmoj me Iranin?”. I thashë: “Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë”. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë, mendoj të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme, ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me atë që po ndodhte mes Kosovës e Serbisë, por disa ditë më parë, Trump u shpreh se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, por paralajmëroi se “do ta rregullonte këtë punë”.

Trump tha më tej se në mandatin e tij të parë, ai ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, situata mes dy vendeve ishte përshkallëzuar me intensitet të madh. “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”, shkroi Trump.

“Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregulloj, përsëri!”, tha ai më tej.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…