• Fri. Oct 10th, 2025

Trump krahason sulmet e ShBA’së ndaj Iranit me bombardimet atomike të Hiroshimës

Bykfvanews

Jun 25, 2025

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka krahasuar sulmet amerikane ndaj Iranit gjatë fundjavës me bombat atomike që u hodhën mbi Japoninë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Trump ka thënë se në thelb janë e njëjta gjë, shkruan “The Guardian”, përcjell KFVA.

“Nuk dua të përdor shembullin e Hiroshimës, nuk dua të përdor shembullin e Nagasakit, por ishte në thelb e njëjta gjë — ajo e përfundoi një luftë”, tha Trump gjatë Samitit të NATO-s në Hagë, të mërkurën.

Sipas Trump, sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit e përfundoi luftën mes Izraelit dhe Iranit.

“Kjo [sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit] e përfundoi luftën [mes Izraelit dhe Iranit]. Nëse nuk do t’i kishim goditur, ata do të ishin ende duke luftuar tani,” shtoi ai./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *